Në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, presidenti Joe Biden anuloi fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, përfshirë ato të miratuara tashmë nga administrata Trump për ndërtimin e veprës dhe ende të papërdorura.

Objektivi i konfirmuar nga administrata e Biden është të luftojë shkaqet e emigracionit në rrënjët e tij dhe jo ta shkurajojë atë përmes masave shtypëse.

Sidoqoftë, presidenti amerikan ka kërkuar 1,2 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit.

Në përgjithësi, lëvizja e propozuar parashikon një shpenzim prej mbi 1 500 miliardë dollarësh.

Një  pjesë e mirë e tyre, 770 miliardë dollarë, kërkohen për shpenzime që nuk kanë të bëjnë me mbrojtjen, të tilla si shëndetësia, arsimi, lufta kundër ndryshimeve klimatike, lufta kundër varfërisë.

Shpenzimet e kërkuara për mbrojtjen arrijnë në 753 miliardë dollarë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb