Gazetarja shqiptare në SHBA, Mimoza Arapi, foli në një lidhje me “Skype” për News24 lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet prej 3 nëntorit.

Gazetarja Arapi tha se ka një betejë të fortë ligjore mes Presidentit Donald Trump, që po kërkon një mandat të dytë, dhe Joe Biden, i cili nga numërimi i deritanishëm i votave është kryesues.

Sipas gazetares Arapi, situata në SHBA është e pakëndshme dhe e vështirë, dhe nuk dihet si do të përfundojë, ndërsa shtoi se emri i fituesit mund të dalë në dhjetor.

“Joe Biden mbrëmë doli me një fjalim për publikun. Nuk deklaroi fitoren. Nuk dha shkase se do ta lajmërojë fitoren. Nga ana tjetër, Trump i bëri thirrje Biden që të mos deklarojë fitoren, derisa çështja të zgjidhet. Pala ligjore e Trump thotë se do ta luftojë deri në fund, pasi mendojnë se presidenti i ka fituar zgjedhjet, por janë bërë manipulime e gabime. Është një betejë shumë e madhe ligjore dhe varet edhe nga shtetet se sa janë të gatshme të luftojnë. Situata nuk duket e këndshme dhe askush nuk e di si do të përfundojë. Do të jetë disi e vështirë.

Pala ligjore thotë se ky proces mund të zgjasë deri më 10 dhjetor, por në fakt nuk ka data të qarta, pasi procesi ndryshon nga dita në ditë. Është një betejë shumë e fortë ligjore, palët kanë marrë avokatët më të mirë në Amerikë. Me ligjet amerikane Presidenti amerikan shpallet në janar, që do të thotë se brenda dhjetorit duhet nxjerrë fituesi”, theksoi gazetarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb