SHBA ka premtuar të rrisë ndihmën e saj ushtarake për Ukrainën, tha ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba pas takimit me Joe Biden në Poloni.
“Asnjë vend tjetër nuk i dha Ukrainës më shumë mbështetje sesa Shtetet e Bashkuara.

Kjo është thelbësore,” thotë ai.

Qëndrueshmëria ukrainase dhe armët perëndimore – kryesisht armë amerikane – është receta e suksesit në fushën e betejës.

Ai nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ndihmën shtesë ushtarake, por thotë: “Sot morëm premtime shtesë nga Shtetet e Bashkuara se si do të evoluojë bashkëpunimi ynë në mbrojtje.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: