Kandidati për Presidenti në SHBA, Joe Biden është dukshëm në avantazh ndaj Donald Trump në Kaliforni.

Shteti perëndimor është më i rëndësishmi në SHBA dhe vendimtari pasi ka plot 55 vota elektorale si asnjë tjetër.

Biden kryeson me 70% të votave ose 5 milion e 597 mijë kurse Trump ka vetëm 2 milion e 224 mijë. Po ashtu duket se demokratët kanë ‘zaptuar’ gjithë perëndimin pasi Biden po fiton edhe në Washington dhe Oregon me mbi 60% të votave, shtete që kanë bashkë 19 mandate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb