Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord në një bisedë telefonike sot që të kenë shumë shpejt më shumë diskutime të hollësishme mbi një sërë çështjesh globale, përfshirë luftën në Ukrainë, raporton The Guardian.

Gjatë telefonatës së sotme të urimit për fitoren në zgjedhjet presidenciale, dy liderët botërorë ranë dakord se duhet të rrisin diskutimet mbi një sërë çështjesh kryesore globale dhe në veçanti për çështjet globale që lidhen me luftën në Ukrainë.

“Presidenti Biden përcolli gatishmërinë e tij për të vazhduar punën e ngushtë me Presidentin Macron në prioritetet tona të përbashkëta globale”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të veçantë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: