Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të presë presidentin izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë më 28 qershor, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

“Vizita e presidentit Rivlin do të nxjerrë në pah partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe lidhjet e thella midis qeverive tona dhe popujve tanë”, tha Jen Psaki në një deklaratë.

Ajo tha se vizita nga presidenti në largim do të jete një mundësi konsultimi në lidhje me shumë sfida dhe mundësi me të cilat përballet rajoni.

Mandati i Rivlinit do të përfundojë më 7 korrik pasi Knesset-i, parlamenti i Izraelit, në fillim të qershorit zgjodhi Isaac Herzog-un si president të ri i.

Herzog, ish-udhëheqësi i Partisë së Punës, u bë presidenti i njëmbëdhjetë i Izraelit.

“Ndërsa presidenti Rivlin po afrohet drejt fundit të mandatit të tij, kjo vizitë do të nderojë përkushtimin që ai ka treguar për forcimin e miqësisë midis dy vendeve gjatë shumë viteve”, shtoi ajo.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb