Presidenti i SHBA Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris do të mbajnë një ceremoni për të përkujtuar qindra mijëra njerëz në vend që kanë vdekur ngaCOVID-19.

SHBA-ja po i afrohet nivelit të vdekjeve prej gjysmë milioni që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Universitetit Johns Hopkins vlerësoi numrin e të vdekurve në Shtetet e Bashkuara në mbi 498 000, me mbi 28 milion raste të infeksionit.

Asnjë vend tjetër nuk ka regjistruar më shumë vdekje ose infeksione gjatë pandemisë për sa i përket numrave absolutë.

”Biden, Harris dhe bashkëshortët e tyre do të mbajnë një moment heshtje dhe një ceremoni me qirinjë në perëndim të diellit”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb