Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se kriza në Ukrainë është një çështje globale që rrit rëndësinë e ruajtjes së rendit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Situata në Ukrainë është më shumë se një çështje europiane, është një çështje globale”, tha Biden për krizën në Ukrainë. Këto deklarata Biden i bëri në takimin me Japonisë, Indisë dhe Australisë.

Gjithashtu ai theksoi se Uashingtoni do të qëndrojë me aleatët e tij dhe do të punojë për një rajon të hapur dhe të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb