Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë sërish një lapsus, kur dy herë gabimisht e ngatërroi emrin e qytetit Rolling Fork në Mississippi që është goditur nga tornadoja shkatërruese.

Biden ishte me gruan në këtë qytet, pasi ishte goditur nga moti i ligë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 26 persona.

Ndërsa i drejtohej të pranishmëve, ai pavetëdije tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu grupit rok legjendar në vend se të thoshte Rolling Fork.

“Po bëjnë të pamundurën që të kenë vend për të fjetur, ushqim dhe do t’ju ndihmojë ta rindërtoni jetën në Rolling Stone. E gjitha kjo ndodhi me vullnetin e Zotit”, tha Biden.

“Qyteti Rolling Stones do të rikthehet dhe do të jemi me ju në çdo hap”, porositi Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: