SERBI- Për shkak të motit të keq, aeroplani i zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden mësohet të jetë nisur me vonesë nga Shtetet e Bashkuara për në Serbi.

Megjithatë zëvendëspresidenti amerikan raportohet të ketë mbërritur rreth orës 14:15 minuta në aeroportin Nikola Tesla, në Beograd, aty ku është pritur nga kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Më herët mediat serbe thanë se Biden do pritej në aeroport nga zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, por me sa duket vetë Vuçiç ka dalë të presë numrin dy te SHBA-ve.

Sipas B92, Joe Biden udhëton bashkë me bashkeshorten e tij Jill Biden.

Pas Serbisë, Biden do të udhëtoje në mbrëmje drejt Kosovës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: