Presidenti i SHBA, Joe Biden e ka cilësuar fjalimin e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, drejtuar kongresit amerikan si pasionat.

“E dëgjova në rezidencën private. Ai ishte bindës dhe ishte një fjalim domethënës.

Ai flet për një popull që ka treguar guxim dhe forcë të jashtëzakonshme përballë agresionit brutal. Guximi dhe forca që janë frymëzuar jo vetëm ukrainasit, por të gjithë botë”, tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë.

Biden vazhdoi duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin “po i shkakton Ukrainës një shkatërrim të tmerrshëm” me bombardimet e ndërtesave të banimit, reparteve të maternitetit dhe spitaleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb