Nëse Irani i kthehet respektimit në mënyrë rigoroze të marrëveshjes bërthamore, SHBA-ja do të rifillojë të jetë pjesë e marrëveshjes si një pikënisje për negociatat pasuese, duke hequr sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan aktual, Donald Trump, tha presidenti i zgjedhur Joe Biden për New York Times.

Marrëveshja e Parisit për Armët Bërthamore u nënshkrua në 2015.

“Presidenti Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në maj 2018 dhe në të njëjtën kohë rivendosi sanksione mbi Iranin, duke argumentuar se marrëveshja kishte qenë një ide e keqe që nga që nga fillimi dhe duke akuzuar Teheranin për mashtrim”, saktësoi NYT.

Ekipi i Biden do të dëshironte që negociatat e mëvonshme të përfshinin jo vetëm nënshkruesit origjinalë të marrëveshjes, Iranin, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, por edhe vendet arabe fqinje, veçanërisht Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb