Presidenti amerikan Joe Biden ka pasur sërish telashe me shkallët, derisa po ngjitej për në aeroplanin presidencial të njohur si Air Force One.

80-vjeçari për pak sa nuk u rrëzua ndërsa po ngjitej shkallëve për t’u futur në aeroplan dhe natyrisht se edhe kësaj radhe kjo nuk i shpëtoi objektivit të kamerave.

Lideri amerikan nuk ishte i shoqëruar nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret e as nga Zonja e Parë, pavarësisht distancës së madhe mes shkallëve, kurse incidenti ndodhi derisa po bëhej gati të largohej nga baza ajrore Maxwell në Montgomery të Alabama.

E mjaftoi kjo që t’i ndodhë dhe pamjet të bëhen sërish virale, për shkak të historisë së tij me shkallët. Nga ana tjetër, Biden ka pasur probleme të ngjashme edhe gjatë një xhiroje me biçikletë.

Ndërsa kishte dalë për t’u shëtitur në Delaware, ai ishte rrëzuar nga biçikleta, por që për fat të mirë nuk pati ndonjë lëndim serioz apo diçka të ngjashme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: