Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi sot një shtesë prej 100 milionë dollarë në mbështetje për spitalet e Kudsit Lindor gjatë vizitës së tij në spitalin “Augusta Victoria” në Kudsin Lindor të pushtuar.

“Sot kam kënaqësinë të njoftoj se SHBA-ja ndan 100 milionë dollarë shtesë për të mbështetur këto spitale, stafet tuaja që punojnë për popullin palestinez”, tha Biden.

Ai shtoi se palestinezët dhe izraelitët “meritojnë masa të barabarta lirie, sigurie, prosperiteti dhe dinjiteti si dhe akses në kujdesin shëndetësor”.

Vizita e Bidenit në spitalin në Kudsit Lindor u bë pa përcjellje zyrtare izraelite apo palestineze.

Më vonë, Biden është planifikuar të vizitojë qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar jugor për të takuar presidentin palestinez Mahmud Abbas përpara se të shkojë në Arabinë Saudite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb