Presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi sot një takim me kuzhinierin José Andrés, i cili ka vendosur që të jetë vullnetar në Varshavë në një vend të shpërndarjes së ushqimit. Kuzhinieri është pjesë e një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të ofruar ushqime në vazhdën e fatkeqësive, siç është edhe në rastin e refugjatëve ukrainas.

Biden u takua me disa nga vullnetarët, disa prej të cilëve janë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

“Zoti ju do,” dëgjohej Presidenti duke u thënë atyre ndërsa i pyeste nëse mund t’i ndihmonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: