SHBA duket se ka shtuar vëmendjen në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve që ka shkaktuar deri më tani dhjetëra viktima në Jeruzalem dhe Gaza prej raketave.

Biden ka telefonuar kryeministrin izraelit, Netanyahu duke shpresuar se konflikti do të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Po ashtu Biden i ka dalë në krah Izraelit duke thënë se ka të drejtë të mbrohet kur mijëra raketa fluturojnë në territorin e saj.

“Pritja dhe shpresa ime është që kjo do të mbyllet më shpejt sesa më vonë. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten kur keni mijëra raketa që fluturojnë në territorin tuaj.”- tha Netanyahu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb