PRISHTINE- Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka falënderuar qeveritarët e Kosves që i kanë mundësuar takimin me Majlinda Kelmendin.


Gjatë konferencës para medieve të Bidenit, ai ka thënë se u ndje si hero para nipërve kur ne aeroport i priti kampionia olimpike.


“Më keni bërë të ndjehem si hero para nipërve të mi, kur sollët Majlinda Kelmendin në aeroport të Prishtinës të takohet me mua. Ata më pyetën se e a është sport luftarak, unë u thash që po. Nipërit e mi pastaj më thanë, ‘gjysh, kjo qenka shumë e fortë’”, thotë Biden.


Kujtojmë se Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: