Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev. Ai është shprehur se kjo vizitë e tij ka për qëllim riafirmimin e angazhimit të Uashingtonit ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Biden është pritur nga presidenti Zelensky i cili ka falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen e SHBA –së ndaj vendit.

“Mirë se vini në Kiev! Vizita juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, ka shkruar Zelensky në një status në Twitter.

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të shpallin më shumë sanksione kundër Rusisë këtë javë.

“Sot në Kiev, “unë do të njoftoj një dërgesë tjetër të pajisjeve, duke përfshirë municione artilerie, sisteme anti-blindore dhe radarë të vëzhgimit ajror për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit të Ukrainës nga bombardimet ajrore. Dhe këtë javë ne do të shpallim sanksione të mëtejshme kundër elitave dhe kompanive që po përpiqen të shmangin ose rimbushin makinën ruse të luftës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb