GRAMSH- Një 11-vjecare është mbytur në Gramash gjatë pasdites së sotme, pasi ka rënë aksidentalisht në liqenin e hidrocentralit të Banjës. Policia bën me dije se viktima është fëmija me inicialet A.T banuese në fshatin Trashovic.

“Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se një fëmijë me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: