DURRËS

Humb tragjikisht jetën një 47-vjeçar në Durrës. Sipas informacioneve nga policia, rreth orës 12:30 të ditës së sotme, në lagjen nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës, shtetasi G.D.,47 vjeç e për pasojë ka ndërruar jetë.

Dyshohet se 47-vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb