Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Tiranë. Policia njofton se një fëmijë e moshës 9 vjeçe ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.

Raportohet se 9-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb