Armando Broja nuk është më zgjedhje e parë te Southampton. Sulmuesi shqiptar e  nis nga stoli ndeshjen ndaj Crystal Palace, e vlefshme për Premier League dhe që fillon në orën 16:00.

Trajneri Hassenhuttl ka marrë parasysh formën e tij, e cila është shumë e dobët. Ylli 20 vjeçar nuk shënon prej javësh dhe kjo ka shqetësuar jo pak teknikun austriak, i detyruar tashmë të aktivizojë të tjerë në atë repart.

Lojtari shqiptar u mendua se do gjente vetveten te kjo skuadër, pasi u përshtat menjëherë dhe golat erdhën. Gjithsesi, magjia e tij s’po jep efekt, e për të parë se kur ka qenë goli i tij i fundit, na duhet të kthehemi disa muaj pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb