Në NBA asnjë nuk mund të vërë bast për skuadrat kryesuese në dy konferencat. Kjo pas oshilacioneve të ekipeve që deri dje dominonin. Në Perëndim, Golden State nuk po kalon një moment të mirë, teksa u mund 119-99 nga Minnesota, humbja e katërt në 10 takimet e fundit.

Takim i dominuar nga vendasit, ku u dallua Towns me 26 pikë e 11 rebound, ndërsa për Warriors mungoi Curry. Në 5 ndeshje që ka munguar ylli i skuadrës, Golden State vetëm njëherë ka arritur të fitojë. Mungesa e tij peshon shumë te Warriors.

Nga kjo situatë përfitoi Phoenix Suns, që fitoi 135-108 në fushën e Detroit Pistons dhe nis shkëputjen në Perëndim. Booker realizoi 30 pikë, mbështetur nga McGee e Payne me nga 20 pikë secili, një trio që bëri diferencën për Phoenix.

Në vendin e tretë ngjitet sërish Utah Jazz, që mposhti 125-102 Denver Nuggets, sfidë ku u dallua Mitchell me 31 pikë, duke bërë të pavlefshëm triple double e Jokic për Denver.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb