Në pritje për të zbuluar nëse do të jetë akoma Spalleti në bankinë, Inter i ka idetë e qarta për sezonin 2019/20, kërkon një regjisor që të rris nivelin e lojës. Kontaktet me Modriç nuk janë ndalur kurrë, por nga Spanja vjen një tjetër sinjal, këtë herë nga Ivan Rakitiç.

Inter Rakitic
Inter Rakitic

Pak ditë më parë mediat italiane shkruanin për një ofertë të Interit për mesfushorin e Barcelonës ndërsa sot “La Gazzetta dello Sport” shkruan se lojtari i ka kërkuar klubit ta lënë të lirë në fund te sezonit. Me ardhjen e De Jong dhe me shumë mundësi edhe të Rabiot, hapësirat për Rakitiç do të zvogëloheshin shumë në mesfushën e Barcelonës, në këto kushte kroati kërkon që klubi ta lë të lirë nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Rakitic
Rakitic

Inter prej kohësh është duke studiuar koston ekonomike të këtij operacioni. 30-vjeçari përfiton tek Barça 5 milion euro neto në sezon plus bonuese të ndryshme, sigurisht me transferimin në Milano do të kërkonte një rritje të pagës por Inter duhet të jetë shumë u kujdesshëm për të mos prishur balancat brenda dhomave të zhveshjes. Deri në verë ka ende kohë, por Rakitiç është një emër ideal për të dhënë Interit më shumë cilësi në mesfushë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb