Inflacioni në eurozonë ka shënuar ulje të ndjeshme përgjatë muajit mars.
Sipas shifrave të publikuara dje, inflacioni vjetor në të gjithë eurozonën ra nga 8.5% në 6.9%. Megjithatë në të njëjtën kohë, inflacioni bazë arriti në nivelin më të lartë historik prej 5.7%.
Inflacioni bazë përjashton çmimet e paqëndrueshme të energjisë, ushqimeve, alkoolit dhe duhanit dhe jep një diagnozë më të saktë të gjendjes aktuale të ekonomisë. Ky tregues ndiqet nga afër nga Banka Qendrore Evropiane për të vendosur rritje të reja të normave të interesit, të cilat synojnë të frenojnë kërkesën konsumatore dhe të freskojnë çmimet.
“Inflacioni ulet ndjeshëm në eurozonë. Lajm i mirë! Por inflacioni bazë mbetet i lartë, i nxitur nga ushqimi dhe shërbimet”, tha Paolo Gentiloni, Komisioneri Evropian për Ekonominë për raportin e Eurostat.
(BalkanWeb)