Paul Pogba po bën gjithçka është e mundur për tu larguar nga Man.United, për ti plotësuar këtë dëshirë lojtarit në lojë është futur fuqishëm edhe menaxheri i tij, Mino Raiola. Të dy palët, si lojtar ashtu dhe menaxheri i tij po shfrytëzojnë çdo dalje publike për të përforcuar këtë ide. Juventues vijon të ndjek me interes të madh këtë çështje pasi në verë do të paraqiten me një ofertë zyrtare në dyert e “djajve të kuq”.

Tuttosport
Tuttosport

“Tuttosport” ka zbuluar se as United nuk ka ndërmend të pres se çfarë do të vendos Pogba, përkundrazi kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e tij. Drejtuesit e klubit shohim tek Aaron Ramsey zëvendësuesin ideal, një lojtar që gjithashtu nuk do të ishte kundër një largimi nga Torino, në një kohë kur e ka shumë të vështirë të gjej një vend si titullar në formacionin e Sarrit. Juve nuk do të ishte kundër përfshirjes së Ramsey në tratative, një lojtar që e afruan në verë me parametra zero.

Pogba
Pogba

Pogba është kthyer në një shqetësim tek Man.United, koha ka treguar se është e vështirë të mbash kundër dëshirës një lojtar. Francezit i skadon kontrata në 2021, pavarësisht se United ka të drejtë të shtyj kontratën deri në 2022, sipas mediave angleze, “djajtë e kuq” nuk do ta shfrytëzojnë një klauzolë të tillë. Pogba mund të largohet për një shumë prej 70-80 milion euro kesh, një shifër që Juve do ta paguante me kënaqësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb