SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar sot kërkesën për ndalimin e ndërtimit të 3 hidrocentraleve në Valbonë. Sipas Gjykatës ankimi i përmbaruesit ka ardhur shumë me vonesë.

Kujtojmë se ndërtimi i HEC-eve u kundërshtua nga banorët e zonës si dhe aktivistët. Banorët dhe aktivistet që erdhën nga Tropoja duke protestuar u shprehen kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe deklaruan se do vijojnë te kundërshtojnë edhe me dhune sepse nuk shohin mundësi te tjera përmes rrugëve ligjore.

Sipas tyre firma qe po ndërton hidrocentralet ka blere sistemin e drejtësisë ne Shqipëri sepse këto vendime nuk janë rastësore. Tashme një kompani e trete sipas banoreve ka bere aplikim edhe për hidrocentrale te tjera.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: