Dikur, kur mungonte Brozovic, në shtëpinë e Inter përjetohej si dramë. Këtë sezon, drejtuesit e klubit zikaltër, por mbi të gjitha trajneri Inzaghi, kanë kuptuar që ka jetë edhe pa Brozovic.
Calhanoglu në rolin e regjisorit, në mungesë të kroatit, ka bërë shumë mirë, aq sa trajneri është në dyshim të fortë në momentin kur Brozo do të rikthehet në fushë.

Calhanoglu në rolin e regjisorit dhe besimi tek Asllani kanë bërë që statusi i Brozovic në Milano të ndryshojë, tani jo vetëm që nuk është i paprekshëm, por kroati mund edhe të largohet. Brozovic ka një kontratë deri në 2026, paguhet 6,5 milionë euro në sezon, pra është në listën e lojtarët që paguhet më shumë.
Paga e tij, Calhanoglu dhe Asllani, kanë bërë Inter të hap dyert për oferta të mundshme në drejtimin të Brozovic, diçka e tillë vetëm një sezon më parë as që mendohej. Kroati ndiqet prej kohësh nga Barcelona, Real Madrid, Juventus, sigurisht nuk mungon as Chelsea. Klubi zikaltër vlerëson kartonin e tij me 30 milionë euro, shifër që klubet e lartpërmendura mund ta paguajnë me kënaqësi.
(BalkanWeb)