Për herë të parë në 8 vitet e fundit, Juventusi do të ketë një mbrojtje tërësisht eksperimentale. Mbrojtja mitike “BBC”, nuk do të jetë në fushë.

Dhe ndaj Parmës së Zhervinjos ky mund të jetë një problem i madh për trajnerin Alegri. Andrea Barzajli, Leonardo Bonuçi dhe Xhorxho Kielini janë që të tre në infermieri dhe ky është një rast i rrallë për historinë e viteve të fundit.

Ka ndodhur që të mungojnë njëri prej tyre, ose dy, por të tre njëkohësisht kurrë. Kështu në sfidën ndaj Parmës, nga minuta e parë do të luajë Rugani dhe blerja e janarit, Martin Kaseres, që rikthehet për herë të tretë me fanellën bardhezi. Për t’u shënuar, në dy debutimet e tij të mëparshme, ka shënuar gjithnjë. Parma është e paralajmëruar!

(j.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: