MALËSI E MADHE-Një person ka humbur jetën në Malësinë e Madhe pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kelmend, ndërsa viktima është Lekë Volaj, 56 vjeç.

Mësohet se Lekë Volaj kishte hipur me iniciativën e tij në shtyllën elektrike për të bërë ndërhyrje, pasi kishte probleme me energjinë. Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën 56-vjeçarit.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: