FIERZË

Një elektricist ka humbur jetën në Fierzë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

“BalkanWeb” mëson se elektricisti që ka humbur jetën është idetifikuar si  Prend Ceca, 36 vjeç. Ai kishte hipur në një shtyllë dhe po riparonte një defekt.

Trupi i pajetë ndodhet në vendngjarje, ndërsa familjarët  dhe të afërmit shprehen  se nuk kanë asnjë ndihmë nga OSHEE dhe nga Policia e Shtetit.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb