Një 52-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme aksidentalisht, pasi ka rënë në kontakt me rrymën.

Sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, rreth orës 20:15, në fshatin Zajs-Kurbnesh në Mirditë, shtetasi Fatmir Cara, 52 vjeç, duke lidhur një pompë uji në afërsi të banesës, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: