Një 74-vjeçar nga fshati Agim i njësisë administrative Libofshë, në Fier, është mbytur mesditën e së martës në pusin e shtëpisë së tij. Jorgji Sota ishte duke vendosur pompën e ujit, për t’u shërbyer të mbjellave, por ka rrëshqitur duke përfunduar brenda në pus.

Ai është gjetur i pajetë nga kushëriri i tij, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Viktima jetonte i vetëm, pas ndarjes nga jeta dy vjet më parë të bashkëshortes së tij. Të afërmit tregojnë se janë befasuar nga kjo ngjarje e papritur.

74-vjeçari është baba i dy djemve që janë emigrantë në Itali. Ndërkohë, policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, e transportoi 74-vjeçarin në morgun e Fierit për kryerjen e ekspertizës ligjore.

“Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb