TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë, ku një 76-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja në fjalë ndodhi në zonën e Unazës së Re.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet H.L., ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash. Mësohet se plagët kanë rezultuar fatale për të moshuarin.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb