KORÇË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 94-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni. Incidenti ndodhi rreth orës 17:50, në lagjen nr. 14 në Korçë, rruga “Viktor Eftimiu”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i moshuari me inicialet S.K., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacion paraprak
Më datë 25.01.2018, rreth orës 17:50, në lagjen nr 14 në Korçë, rruga “Viktor Eftimiu” dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, rreth 94 vjeç.
Ky shtetas, u shoqërua në Spitalin Rajonal të Korçës, për ndihmë mjekësore ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: