Një 60-vjeçar ka rënë nga çatia e banesës së tij në fshatin Rrëmbec të Maliqit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ka rënë shtetasi B. M., i cili ka qenë duke punuar në çati, kur nga pakujdesia ka rrëshqitur dhe ka rënë, duke marrë plagë të shumta në trup.

Menjëherë pas ngjarjes 60-vjeçari është transportuar në spital, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb