TIRANA

Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ra nga kati i katërt ku jetonte. Policia bën me dije se

ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në rrugën ‘’Grigor Heba’’.

Dyshimet e para janë se 54-vjeçari është rrëzuar për shkak të bordurës.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë
•Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb