LUSHNJË

Albert Taullau, vëllai i Saimir Taullaut ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës në Lushnje.

58-vjeçarit dy vite më parë iu bë atentat me tritol po në banesë, por arriti të shpëtojë.

Ndërkohë familja Taullau njihet për rivalitetin me bandën e Aldo Bares, pasi njëri vlla Baki Taullau iu vra në atentat në 2005 kurse Saimir Taullau gjithashtu u plagos në vitin 2018.

Vitin e kaluar Saimir Taullau u arrestua në Maqedoninë e Veriut me qëllim ekstradimin në Zvicër ku isht dënuar me 4 vite burg për trafik droge.

Ndërkohë disa javë më parë në Durrës u shoqëruan djali dhe kushëriri i tij, Sajmojen dhe Klajdi Taullau.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: