POGRADEC

Një 59-vjeçar është plagosur rëndë në Pogradec, pasi ka rënë nga lartësia duke punuar.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se një shtetas i identifikuar si Reshit Laraku ka rënë nga lartësia ndërsa ka qenë duke punuar në një ndërtesë.

Për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra 59-vjecari është nisur me urgjencë me helikopter në Tiranë.

“Më datë 23.06.2021, rreth orës 11:30, në fshatin Hudënisht, Pogradec, shtetasi R. L., 59 vjeç, banues në këtë fshat, duke punuar në ndërtesën në pronësi të shtetasit Sh. P., (i pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec) dyshohet se është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njoftoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb