Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Valiasit, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës ku po punonte, 50-vjeçari K. B.

Policia njofton se punëtori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb