Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Korçë, pas aksidentit në fshatin Moglicë me pasojë vdekjen e një personi.

Raportohet se një i ri rreth 24 vjeç ka rënë nga kati i pestë i një pallati, duke u plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ndërsa policia sqaron se i riu dyshohet të jetë vetëhedhur nga pallati.

Ai është transportuar me plagë të shumta drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike.

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 09.08.2019, në lagjen nr.4, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi P.N, rreth 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: