TIRANË

Një tjetër punëtor ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po sot duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat në Kamëz, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: