Një 60-vjeçar ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi është rrëzuar nga lartësia në një pallat ku po punonte.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb