KORÇE- Një 65-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, pasi ka rënë nga shkallët e banesës së saj. Ngjarja në fjalë u regjistrua në Korçë në lagjen nr.13. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.G.

Mësohet se ajo ka pësuar fraktura të rënda në trup, ndërsa fill pas kësaj është nisur me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ndërkohë, kunata deklaroi për gazetaren Lediona Xheladinaj se ngjarja ka qenë aksidentale. Sakaq, policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: