KORÇË

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Korçë pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, të cilën po e lyente nga jashtë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja tek ka ndodhur tek zona e njohur si “Trekëndëshi”.

68-vjeçari i identifikuar si Hajret Shkembi ka humbur ekuilibrin teksa ka qenë duke lyer shtëpinë e tij duke rënë nga skela dhe ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të shumta.

Informacion paraprak
Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3, Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht i ka rrëshqitur shkalla, është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb