Një aksident tragjik është shënuar në Kubë. Mediat e huaja shkruajnë se një autobus ka rënë nga ura dhe si pasojë kanë ndërruar jetën 10 persona e kanë mbetur të lënduar 25 të tjerë.

Autobusi po transportonte mësues nga Havana për në provincën Granma të Kubës, kur u ra nga një urë pranë bashkisë së Guines. Aktualisht numërohen 10 viktima, por ky bilanc mund të thellohet në orët në vazhdim pasi një pjesë e të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policë e ekspertë ndodhen në vendngjarje për të zbardh dinamikën e plotë të saj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: