Java e fundit ka dëshmuar një përmirësim të ndjeshëm të situatës në 4 spitalet COVID në Tiranë ku ngarkesa spitalore ka rënë me të paktën 15% krahasuar me një javë më parë.

Burime për News24 dëshmojnë se rënien më të madhe të numrit të shtrimeve e ka spitali COVID 4 që numëron 20 shtretër të zënë nga 100 që ka kapacitetin.
Ndërkohë tre spitalet e tjera COVID 1, 2 dhe 3 kanë respektivisht 65 dhe 100 dhe 70 të shtruar që zënën 55, 45% dhe 48% të kapacitetit mbajtës të këtyre spitaleve.

Në total në të 4 spitalet COVID në Tiranë po marrin trajtim 255 pacientë nga 590 që është kapaciteti i shtretërve që është baras me 43% të ngarkesës spitalore.
Referuar të dhënave zyrtare nga buletini i ditës së hënë rezulton se në 7 spitalet COVID, 4 në Tiranë dhe tre rajonalë janë momentalisht të shtruar 399 pacientë që ndahen 255 në spitalet terciare dhe 144 në tre spitalet rajonale Durrës, Shkodër Elbasan.

Por nëse në Tiranë ngarkesa spitalore ka rënë në shifrën 43% shifrat e shtrimeve në spitalet rajonale COVID shkon në 60% të kapacitetit mbajtës që llogaritet në 241 shtretër.
Të dhënat dëshmojnë qartazi se ka një tendencë për ti mbajtur dhe trajtuar pacientët në spitalet rajonale sesa për ti referuar rastet drejt Tiranës ku në 24 orë mbërrijnë mesatarisht më pak se 10 urgjenca nga të gjitha rrethet e vendit.

Po t’i referohemi deklaratave të ministrisë së shëndetësisë 3 spitalet rajonale me status COVID duhet të trajtojnë vetëm klinika të lehta dhe të moderuara nga prekja e COVID-19. Por në realitet nuk ndodh kështu. Fakte të shumta të thëna edhe publikisht nga mjek infeksionist pneumolog dhe reanimatorë që operojnë në spitalet COVID në Tiranë dëshmojnë qartazi se rastet që referohen nga spitalet e rretheve dhe ato rajonal mbërrijnë në gjendje tejet të rënduar dhe shpesh herë kritike aq sa përfundojnë menjëherë në intubim.

Një prej këtyre rasteve është edhe ai i 22-vjeçares shtatzënë nga Korça që u soll në spitalin e sanatoriumit ditën kur virusi i kishte prekur 100% të sipërfaqes së mushkërisë ndërsa për 4 ditë ishte trajtuar në spitalin rajonal të Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb