Situata në dy spitalet COVID në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme.

Gazetari Erion Skëndaj, raporton për “BalkanWeb”, se në të dyja spitalet, aktualisht janë të shtruar 153 pacientë.

Ajo që mbetet shqetësuese është numri i fataliteteve, 9 ditën e djeshme dhe 19 për dy ditë. Duke e krahasuar me një vit më parë, numri i të shtruarve në spitale ka qenë rreth 100 më i lartë se aktualisht, por fatalitetet kanë qenë 6 në dy ditë.

Gazetari, duke iu referuar mjekëve, tregoi se shkak për këtë është bërë trajtimi i tej zgjatur në shtëpi dhe ardhja në spital vetëm në momentin që mushkritë janë prekur në një përqindje shumë të lartë. Sa i takon moshës së pacientëve të shtruar, ajo është mbi 60 vjeç.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb