Numri I të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit ka rënë 301, që është trefish më i ulët se në fillim të prillit.

Këto shifra kanë nxitur qeverinë që të përpilojë një plan mbi zbutjen fazore të masave më të ashpra të izolimit në të gjithë Evropën.

Që prej 14 marsit shumica e spanjollëve janë lejuar të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime dhe për t’u vizituar te mjekët, teksa mbyllja totale ka paralizuar ekonominë dhe tregun e punës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se totali i rasteveme vdekje që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit është rritur në 23 mijë e 822, por duke shënuar rënie për disa ditë radhazi.

Numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 210 mijë e 773. Ndërkaq Instituti Kombëtar i Statistikave ka njoftuar se shkalla e papunësisë në tremujorin e parë të vitit është rritur për 14.4 për qind, nga 13.8 për qind në tre muajt e mëparshëm.

Sipas parashikimeve të Bankës së Spanjës, kriza me koronavirusin mund ta çojë në 21.8 për qind shkallën e papunësisë, duke ndikuar në tkurrjen më të rëndë të ekonomisë.

Për ta shmangur këtë mundësi, kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se do ta përpilojë një kornizë të hollësishme të hapjes graduale të ekonomisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: