Në shtëpinë ziklatër është koha të bëjnë edhe një herë llogaritë. Pas disa zërave dyshues për të ardhmen, Marotta dhe Conte nxituan duke theksuar se asgjë nuk ndryshon, projekti vijon sipas parashikimeve, nuk do të ketë ndryshime në stafin drejtues. Trajnerit dhe lojtarëve i kërkohet një sforco në këtë fund sezoni për të blinduar vendin e dytë në Serie A dhe ti shkuar deri në fund Europa League, e vetmja rrugë për të mbyllur vitin me trofe. Nga ana tjetër Marotta i ka premtuar trajnerit Conte disa përforcime të rëndësishme në merkato për të nisur një tjetër sezon si protagonistë në Serie A dhe në Champions. Në këtë periudhë të vështirë ekonomike nuk do të jetë aspak e lehtë të lush në merkato por Conte ia ka bërë të qartë, nëse dëshirojnë të fitojnë titullin në Serie A duhen lojtarë ekspert. Goditjen e parë e realizuan, afron Hakimin në Milano, i cili dhe pse i ri në moshë premton shumë.

Cante
Cante

Diskutimi është ndryshe kur flitet për Tonali dhe Kumbulla, dy lojtare që po mbyllin sezonin e tyre të parë në Serie A. Contes i duhet një tjetër ekspert për mesfushën, për këtë arsye në skenë del emri i Kante. Mesfushori francez zbarkoi në Londër në 2016 së bashku me Conten, Kante u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të atij grupi që fitoi menjëherë premier League. Kampioni i Botës është 29 vjeç, pavarësisht këtij viti aspak pozitiv, Conte beson se është profili i duhur për të mbledhur mesfushën ziklatër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb